Arsenal në garë me Bayern Munichun dhe PSG për Lucas Vasquez
ARSENAL thuhet se është në garë me Paris Saint-Germain dhe Bayern Munich për yllin e Real Madridit, Lucas Vasquez e i cili vlenë rreth 31 milionë funte.
Los Blancos thuhet se janë në bisedime me Gunners mbi transferimin e lojtarit, sipas të përditshmes madrilene AS, përcjell indeksonline.
Interi gjithashtu mendohet të jetë i interesuar për 28-vjeçarin, e i cili bëri 47 paraqitje për Realin sezonin e kaluar.
Vasquez po synon një vend fillestar për Spanjën në finalet e Kampionatit Europian verën e ardhshme, kështu që ndjehet se do të marrë më shumë kohë para se të vendos se a do të shkojë në Emirates.
Gunners nuk arritën të kualifikohen për Ligën e Kampionëve kështu që kanë më pak para për transferime këtë verë.
Emery gjithashtu duke ndjekur Wilfried Zaha.//Indeksonline//.