75 Mall Live Search
20:12 / E Shtunë, 06 Korrik 2019 / indeksADMonline

Afërdita Dreshaj nis pushimet me personat e saj më të dashur!

Këtë herë përveç se e shoqëruar nga bashkëshorti i saj, Jakub Kindl ajo ka udhëtuar edhe më nënë edhe motrën e saj, Jehonën.

E këto ditë pushimi modelja dhe këngëtarja e njohu shqiptare po i shijon pa fund, shkruan Indeksonline.

Përmes disa videove dhe fotografive të shumta që ajo ka sjellur në Instagram ka shfaqur pamjet e mrekullueshme të vendit ku po qëndron.

Afërdita krahas këtyre postimeve nuk ka lënë anash as imazhet romantike përkrahë bashkëshortit, teksa çifti simpatik shihen të përqafuar.

Kujtojmë që Afërdita dhe hokeisti i njohur çek u martuan vitin e kaluar në një ceremoni private./Indeksonline/