Pse je kaq e bardhë? Moderatorja shqiptare ka një mesazh
Aulona Musta shpesh herë shtjellon tema të ndryshme që e preokupojnë rininë në postimet që bën.
Edhe në një imazh që ka hedhur së fundi në Instagram, prezantuesja e njohu shqiptare ka përcjell një mesazh për të gjithë ata që e pyesin se pse është kaq e bardhë duke që se është në pushime, shkruan Indekonline.

Moderatorja ka sqaruar arsyet dhe ka kërkuar që ky mesazh të përçohet te të gjithë të rinjtë që të mos ekspozohen shumë në diell pasi që mund të kenë probleme më vonë.
Statusi i saj i plotë:
Një nga komentet qe dëgjoj me shpesh është: po ti çfarë plazhi bën se je shume e bardhe!Epo ja një përgjigje publike, qe shpresoj te shërbeje edhe si mesazh. Unë bej plazh por e bej nga ora 7.30 ne mëngjes deri ne 11.00 ne diell, pastaj 11.00 deri ne 12.00 ne plazh, por komplet ne hije! Dhe kur jam me pushime orarin e mbas ditës, 17.00-19.00. Ah dhe prej disa vitesh tashme lyhem nga fillimi i plazhit deri ne fund me krem me faktor 50!
Arsyeja? Kam shume nishan dhe me nishanet nuk behet shaka! Kur isha me e re, isha sh me e papërgjegjshme dhe rrija gjithë dite ne diell, lyhesha direkt me vaj dhe përcëllohesha! Rezultati? Nishane qe shtoheshin vit pas viti!
Ngjyra çokollatë është e bukur e dimë te gjithë, te mbulon disa defekte atje këtu, mbulon celulitin dhe thekson muskujt me shume, por nëse çmimi është kanceri i lëkurës, atëherë unë zgjedh te rri e bardhe!
Do te doja shume qe sidomos te rinjtë te ndërgjegjësoheshin për demet qe shkakton qëndrimi me ore te zgjatura ne diell!