75 Mall Live Search
23:04 / E Shtunë, 06 Korrik 2019 / indeksADMonline

Edhe nesër diell, java e ardhshme me rënie të temperaturave

Fusha të presionit të lartë dhe rryma të nxehta ajrore nga Afrika veriore, do të shtrihen mbi rajon gjatë fundjavës, duke kushtëzuar një mot të nxehtë, stabil dhe kryesisht me diell.

Edhe nesër, moti do të mbajë kryesisht me diell, pasdite me vranësira.

Kurse, në fillim të javës së ardhshme, një front i ftohtë nga veriu i kontinentit do të shtrihet mbi rajonin tonë, që do të sjell kushte për reshje lokale shiu, e nga mesi i javës edhe rënie të theksuar të temperaturave për 5C deri në 10C.

6.07 – Nxehtë, kryesisht kthjellët dhe me diell.

7.07 – Nxehtë, kryesisht me diell.

8.07-9.07 – Të hënën jo shumë nxehtë. Pjesërisht vranët, e pasdite priten zhvillime të shtrëngatave me shi. Ditën e martë, vransira dhe intervale me diell. Pasdite reshje lokale shiu me bubullima. 

10.07 – Më freskët, kryesisht me vransira dhe intervale me diell. Kohëpaskohe shi, e vende-vende edhe bubullima.