75 Mall Live Search
09:56 / E Diele, 07 Korrik 2019 / indeksADMonline

Muriqi dikur luante për ‘Fenerbahçen’ në turne të Prizrenit, sot refuzon të veshë fanellën e gjigantit turk

Vedat Muriqi ka qenë futbollisti më i përfolur shqiptar në këtë afat kalimtar.

Miliona njerëz në Turqi dhe botë kanë lexuar çdo ditë lajme për transferimin e tij në Galatasaray apo Fenerbahçe.

Megjithatë Muriqi ka vendosur që deri në verën e ardhshme të luaj për Rizesporin, pas mosëmarrëveshjeve me krerët e klubit.

Muriqi është fans i Fenerbahçes dhe dikur ai luante me fanellën e kësaj skuadre në turne të ndryshëm në Prizren, shkruan Indeksonline. Këtë verë ai e kishte refuzuar Fenerbahçen derisa kishte arritur marrëveshje personale me Galatarasayin. /Indeksonline/