75 Mall Live Search
10:54 / E Diele, 07 Korrik 2019 / indeksADMonline

Mourinho refuzon ofertën 100 milionë euro për tu bërë trajner i Guangzhou Evergrande

Jose Mourinho e ka refuzuar një kontratë prej 100 milionë euro për të menaxhuar një klub në Kinë, përcjell indeksonline.

 

Pretendohet se Guangzhou Evergrande ishin të gatshëm të paguajnë ish-trajnerin e Manchester United, në atë që besohet të jetë oferta më e madhe menaxheriale në futbollin botëror.


Mourinho ishte fotografuar duke takuar Xu Jiayin, presidentin miliarder të grupit Evergrande, ku ata diskutuan një lëvizje të mundshme.

 

Portugezi, siç ka deklaruar në mënyrë të përsëritur, dëshiron të vazhdojë karrierën e tij në futbollin evropian, të trajnoj në nivelin më të lartë dhe po aspiron të fitojë titullin e tij të tretë të Ligës së Kampioneve dhe titullin e tij të nëntë në vende të ndryshme./Indeksonline/.