75 Mall Live Search
11:57 / E Diele, 07 Korrik 2019 / indeksADMonline

Liverpool dëshiron ta transferoj fenomenin e ligës franceze

Sipas një raporti nga mediat franceze, nënshkrimi i sulmuesit të Lille Nicolas Pepe është prioritet i Liverpulit këtë verë.

 

24-vjeçari ishte në formë mjaft të mirë në Francë sezonin e kaluar, duke shënuar 23 gola dhe 12 asistime në 41 paraqitje, transmeton Indeksonline.

 

Jurgen Klopp ka nevojë për më shumë opsione për sulmin, veçanërisht pasi Daniel Sturridge u largua nga Anfield.

 

Liverpuli e ka bërë prioritet të saj për të nënshkruar me Lille këtë verë, Pepe vlerësohet në rreth 60 milionë funte.

 

24-vjeçari mund të luajë në cilën do pozitë në sulëm, dhe ritmi e stili i tij i lojës  e bën atë të përshtatshme për përshtatjen e Klopp në Anfield.

 

Nëse Liverpuli arrin të nënshkruajë me  Pepe për rreth 60 milionë funte, ai mund të jetë një transfer i qëlluar./Indeksonline/.