75 Mall Live Search
13:27 / E Diele, 07 Korrik 2019 / indeksADMonline

Sikurse në filma, tetë anëtar të forcave speciale britanike kundër 100 xhihadistëve të ISIS

Tetë anëtar të Forcave Speciale Elite të Britanisë së Madhe kanë luftuar 100 xhihadistë gjatë një aksioni në Afganistan.

Ushtarët nga njësiti ‘SBS’ ishin nisur për të shpëtuar një familje afgane pas shpërthimit të një bombe, transmeton Indeksonline.

Forcat elitë kanë refuzuar ta lënë familjen pasi një adoleshent ishte vrarë dhe një vajzë e vogël ishte lënduar.

Ata luftuan për gjashtë orë me xhihadistët për të shpëtuar familjen afgane.

“Ekipi i SBS kishte një mjek me vete me të cilin ishin stërvitur për trauma. Ai menjëherë kishte filluar të trajtonte vajzën dhe ndaloi gjakëderdhjen.” , tha një burim për DailyMail.

‘SBS’ kishin shtyrë luftimet deri në mbrëmje pasi kishin përparësi kundër xhihadistëve kur nuk kishte drita.

Kur kishte rënë nata, ekipi elitë besohet të ketë mashtruar xhihadistët duke menduar se janë në pozicione të ndryshme dhe pastaj arritën të largohen me vajzën e plagosur.

Britania e Madhe ka një mijë trupa në Afganistan./Indeksonline/