75 Mall Live Search
17:29 / E Diele, 07 Korrik 2019 / indeksADMonline

E varur nga kirurgjia plastike, shpenzoi mbi 150 mijë euro për të transformuar veten!

Kristen Snider, 28 vjeçarja njohëse e mirë e IT-së nga Virxhinia ka shpenzuar më shumë se 150 mijë euro duke e transformuar trupin e saj dhe ka në plan që të shpenzojë deri në 25 mijë pikërisht për këtë.

Ajo e përshkruan veten si një ilaç i kirurgjisë plastike, duke përdorur ndryshimet ekstreme.

Kristen e urrente mënyrën si dukej që nga adoleshenca. Ishte ngacmuar shpesh herë për dukjen e saj, gjë që e përkeqësoi në vetëbesim.

Në mars të vitit 2010, në moshën 18 vjeçare, Kristen iu nënshtruar operacionit të parë, ku shtoi madhësinë e gjoksit. Ajo bërtiti nga gëizmi kur pa ndryshimin dhe vendosi që t’u nënshtrohej edhe operacioneve të tjera, transmeton Indeksonline.

Që atëherë, Kristen pati mbi 20 procedura kirurgjike, ku bëri gjoksin, hoqi brinjët, shtoi të pasmet, tri herë operoi hundën, operoi ballin, hoqi yndyrën dhe mbushi buzët.

Ajo mori kritika të shumta nga familja dhe miqtë, por është e lumtur për mënyrën se si duket.

Madje tha se përderisa askush nuk po lëndohet, zgjedhja e saj duhet respketuar./Indeksonline/