75 Mall Live Search
23:54 / E Diele, 07 Korrik 2019 / indeksADMonline

Qentë përdorin ‘shikimin e trishtuar’ për të komunikuar me ne

Studiuesit besojnë se strukturat fytyrës së qenve kanë evoluar gjatë mijëra vjetëve për t’i ndihmuar ata të komunikojnë më mirë me njerëzit.

Shkencëtarët në Universitetin Portsmouth kryen një studim që krahason anatomi dhe sjelljen e qenve dhe ujqërve. Rezultatet e tyre sugjerojnë se struktura e fytyrës së qenve ka ndryshuar gjatë mijëra vjetëve në veçanti për t’u mundësuar atyre të komunikojnë me njerëzit.LEXO EDHE:

Një zëdhënës i universitetit tha: “Studiuesit zbuluan se muskujt e fytyrës e të dyja llojeve ishte e ngjashme, përveçse mbi sytë.

“Qentë kanë një muskul të vogël, që u lejon atyre të rritin intensivisht vetullat e tyre, gjë që ujqërit nuk e bëjnë dot. Autorët sugjerojnë që lëvizja e brendshme e vetullës nxit një reagim edukues tek njerëzit, sepse i bën sytë e qenve të duken më të mëdhenj, dhe krijohet një pamje si e njerëzve kur janë të trishtuar”.

Qentë janë zgjedhur të bëjnë diçka të tillë për të ngjallur tek njerëzit instiktin e kujdesit ndaj tyre. Është një formë komunikimi me ne për të tërhequr vëmendjen dhe për të kërkuar diçka.

Image

Marrë nga: dailystar.co.uk-Përgatiti: F.H, Syri.net