75 Mall Live Search
10:11 / E Hënë, 08 Korrik 2019 / indeksADMonline

Pamje nga rrahja e mbrëmshme në ‘Beer Fest’,një nga të rinjtë bie përtokë

Organizime të shumta bëhen çdo verë në Kosovë.

Por një nga organizimet më të shpeshta që bëhen në vend është edhe ‘Beer Fest’.

Natën e kaluar ky organizim u zhvillua në qendër të Prishtinës, ku pati performanca të shumta.

Pavarësisht kënaqësisë që ndjenin të rinjtë nën ritmin e muzikës, dikush nuk ngurroi të grushtohej.

Në një video të dërguar në redaksinë e Indeksonline shihet se si  të rinjtë rriheshin mes vete, derisa njëri prej tyre ra për tokë.

Sigurisht se kjo ndikoi që disa të rinj të tjerë që ishin përreth të largoheshin nga ky vend./Indeksonline/