Rrëzohet gjatë orarit të punës, pëson lëndime trupore
Policia në Malishevë bën të ditur se derisa ishte duke punuar në një punëtori një person është rrëzuar dhe i njëjti ka pësuar lëndime trupore.
Viktima është dërguar për tretman mjekësor dhe pas ekzaminimeve mjekësore është liruar.
Lidhur me rastin janë intervistuar pronari i firmës dhe viktima. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.