75 Mall Live Search
14:29 / E Hënë, 08 Korrik 2019 / indeksADMonline

Bekim Jashari pranë skulpturës gjigante të babait të tij: Krenar që jam gjaku yt!

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari ka parë nga afër skulpturën e babait të tij dhe heroit kombëtar, Hamëz Jashari.

Ai bashkë me nënshkrytetarin, i cili ishte bashkëluftëtar i babait të saj, janë impresionuar nga skulptura e cila shpërfaq figurën dhe trimërinë e Hamëzes, një vepër kjo gjigante e punuar nga dy artistë kosovarë, përcjellë Indeksonline.

Bekimi teksa ka shkruar së është krenar me gjakun dhe veprën e babai të tij.

Ky është postimi i tij i plotë:

Sot isha bashkë me nënkryetarin dhe shokun e bashkëluftëtarin e Adem e Hamëz Jasharit, për të parë punën e skulptorëve tanë, Ylberit dhe Sabriut.

Ju lumshin duart të dyve për një vepër kaq të përkryer!

Shumë faleminderit!

Gjithmonë krenar që jam gjaku yt dhe me veprën tënde!