Rrahje masive në Sllatinë
Një rrahje masive është regjistruar në Sllatinë të Fushë Kosovës.
Indeksonline mëson se dy grupe janë përfshirë në rrahje skaj rrugës në Sllatinë.
Dëshmitarët kanë treguar se në rrahje janë përdorur gjësende të forta, karrige, shufra hekuri e çekan.
Nuk dihet se cila ka qenë arsyeja që ka shtyer këtë rrahje./Indeksonline/