75 Mall Live Search
16:03 / E Hënë, 08 Korrik 2019 / indeksADMonline

Portieri i Kosovës Aro Muric do të transferohet në Nottingham Forest

Portieri i Manchester City, Aro Muric  do të transferohet në skuadrën  e Nottingham Forest,  SunSport ekskluzivisht zbuloi se Pep Guardiola do t’i lejojë 20-vjeçarit të largohet nga Etihad por vetëm në huazim, përcjell Indeksonline.

Muric u paraqitë pesë herë për skuadrën e Manchester City-it.

John Percy shkroi: “Nottingham Forest do të konkurrojë për nënshkrimin e portierit të Manchester City, Aro Muric në ditët e ardhshme”.

Raportohet se një numër i madh skuadrash janë të interesuara për Aro Muric, por siç duket ai do të përfundoj transferimin tek skuadra  Nottingham Forest.

Muriç u huazua në NAC Breda verën e kaluar, por u ai u rikthye përsëri tek City pas një dëmtimi të portierit Claudio Bravo./Indeksonline/.