Vetëvritet një person në Ferizaj
Një person ka vrarë vetën në fshatin Sojevë dje rreth orës 19:00.
Indeksonline ka kontaktuar Policinë e Kosovës lidhur me rastin, ku këta të fundit kanë konfirmuar se dje rreth orës 19:00 është gjetur një trup I pajetë në fshatin Sojevë të Ferizajit, ku një person ka lajmëruar policinë për rastin.
“ Një person ka njoftuar Policinë se ka gjetur dje rreth orës 19:00 në fshatin Sojevë një trup të pajetë i cili supozohet te këtë kryer vetëvrasje”, ka thënë zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.
“Me urdhër të prokurorit kujdestar, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion”, tha ai.
Arsyet e vetëvrasjes janë ende nuk dihen/Indeksonline/