75 Mall Live Search
23:40 / E Hënë, 08 Korrik 2019 / indeksADMonline

Bashkatdhetarët vendosin shenja sinjalizuese ne udhëkryq, pas aksidentin që ndodhi dje

Gjatë ditës së djeshme në Vrellë të Istogut ka ndodhur një aksident i rëndë.

Për shkak të këtij aksidenti tetë persona kishin kërkuar ndihmë mjekësore.

Por në rrugën ku kishte ndodhur aksidenti, nuk ka pasur shenja komunikacioni të vendosura, shkruan Indeksonline.

Dy banorët e fshatit, Brahim Blakaj dhe Muhamet Demaj me vetiniciativë i kanë vendosur shenjat në rrugë pas aksidentit.

Kjo iniciativë është vlerësuar nga banorët tjerë të fshatit./Indeksonline/