I ngacmoi motrat e nderit në Graçanicë, policia arreston një serb
Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Graçanicë pasi i njëjti kishte ngacmuar motrat e nderit në kishën e tyre.
Përfaqësues i manastirit ka raportuar se i dyshuari dyshohet të jetë me të meta mentale.
Sipas tij, ai disa herë kishte hyrë në oborrin e manastirit ku i kishte ngacmuar motrat e nderit.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i cili ka udhëzuar që të iniciohet lënda e rastit dhe të hetohet. /Indeksonline/