Jürgen Klopp flet për lëndimin e Shaqirit
Jürgen Klopp ka konfirmuar se Xherdan Shaqiri po përballet me një lëndim.
Shaqiri u kthye në Liverpool të hënën në mëngjes pas pushimit veror dhe u vlerësua më tej nga ekipi mjekësor i klubit, pas një lëndimi që kishte marrë gjatë ndeshjes së Zvicrës në Ligën e Kombeve me Anglinë më 9 qershor, përcjell Indeksonline.
“Shaqiri është ende i lënduar nga ekipi kombëtar dhe do të duhet një kohë derisa të kthehet përsëri”, tha Klopp.
Sipas trajnerit të Liverpool, pas këtij lëndimi Xherdani do të mungoj për një kohë./Indeksonline/.