Liverpool është gati të paguajë 67.5 milionë euro për të nënshkruar me Asension
Liverpool është i gatshëm të paguajë 67.5 milionë euro, për të transferuar yllin e Real Madridit, Marco Asensio, ndërsa Jurgen Klopp dëshiron që ta forcoj ende më shumë sulmin këtë verë.
Klopp pritet të bëjë ndryshime të vogla në skuadrën e tij të pasi që tashmë ka disa nga lojtarët më të mirë në futbollin botëror si Mohamed Salah, Sadio Mane dhe Roberto Firmino, transmeton Indeksonline.
Duket sikur Klopp ka një objektiv ambicioz, pretendohet se trajneri gjerman është i fokusuar për të nënshkruar me Marco Asension pasi beson se ylli i Madridit do të jetë lojtari i përsosur për të kompletuar sulmin e tij.
Thuhet se Liverpool është i gatshëm të paguajë 67.5 milionë euro për të transferuar Asension këtë verë dhe ata sugjerojnë se Real Madrid mund të marrë parasysh transferimin nëse ofrohet një ofertë e përshtatshme gjatë javëve të ardhshme.
Asensio është një nga sulmuesit më të mirë të vlerësuar në Evropë dhe ai është në gjendje të luajë në cilin do pozitë në mesfushë, kështu që shkathtësia e tij do të ishte një pasuri e dobishme për Kloppin nëse Liverpuli mund ta marrë atë./Indeksonline/.