75 Mall Live Search
14:38 / E Martë, 09 Korrik 2019 / indeksADMonline

Tetë muaj burg për personin që hyri në një banesë në Prishtinë dhe vodhi gjëra me vlerë

Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti i Përgjithshëm – Divizioni për Çështje Penale ka shpallur aktgjykimin kundër të akuzuarit A.P. për veprën penale ‘Vjedhje e rëndë’.

I akuzuari A.P. është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim me burg në kohëzgjatje prej tetë muaj.

“I akuzuari A.P. është akuzuar nga Prokuroria pasi që në vitin 2012 në Prishtinë, në lagjen Arbëria me qëllim që vetes ti sjellë përfitime pasurore në mënyrë të kundërligjshme kishte depërtuar në banesën e të dëmtuarit K.H dhe pasi kishte demoluar tërë banesën, nga aty kishte marr një llap-top në vlerë 950 euro, stoli ari në vlerë prej 160 euro dhe disa stoli argjendi, me ç’rast i kishte shkaktuar dëme materiale të dëmtuarit K.H”, thuhet në njoftimin për media, transmeton Indeksonline.

Pala e dëmtuar për realizimin e kërkesës pasurore juridike udhëzohet në kontest të rregullt juridiko-civil.

Kundër këtij aktgjykimi palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës./Indeksonline/