75 Mall Live Search
15:23 / E Martë, 09 Korrik 2019 / indeksADMonline

Restoranti i Lionel Messit në Rosario dhuron ushqime falas për të pastrehët

Restoranti familjar i Lionel Messit ka siguruar ushqim dhe pije për të pastrehët në Argjentinë.

 

Vendi është duke kaluar një motë të ftohët, dhe kështu që nga e premtja restoranti Rosario, po ndihmon ata që kanë nevojë duke ju dhënë ushqime të nxehta.

 


Ata planifikojnë të vazhdojnë me  këtë gjatë mbrëmjeve për më shumë se dy javë.

 
 

“Ne gjithashtu po japim kafe, pije të lehta dhe madje verë për disa,” tha menaxherja e restorantit Ariel Almada, përcjell Indeksonline.

 

“Shumë njerëz erdhën dhe ishin shumë të respektuar. Do ta mbajmë këtë për 15 ditë, çdo natë në nga ora 19:00 deri më 21:00”.

 

Messi është shumë i përfshirë në bamirësi dhe në fillim të këtij viti bamirësia e tij ‘Fondacioni Leo Messi’ u bashkua me Fondin Ndërkombëtar të Kombeve të Bashkuara për Emergjencën (UNICEF) për të mbështetur zhvillimin e projekteve të ndryshme në Kenia./Indeksonline/.