75 Mall Live Search
15:27 / E Martë, 09 Korrik 2019 / indeksADMonline

Kopenhagë, arrestohen 28 persona që po ngasnin skuterët nën ndikim të kanabisit dhe alkoolit

Policia në Kopenhagë ka arrestuar 28 persona të cilët po drejtonin skuterët elektrik nën ndikimin e kanabisit dhe alkoolit.

Gjatë fundjavës 24 vetë u kapën të dehur në skuterë dhe 4 nën ndikim të kanabasit, thotë njoftimi në Twitter, pasi policia nisi një goditje në kryeqytetin danez për keqpërdorimin e skuterëve të lansuar në qytet këtë vit.

Në Danimarkë, drejtimi i një skuteri elektrik ose një makine me një nivel alkooli të barabartë ose më të lartë se 0.5g për litër gjaku, dënohet me një gjobë prej 2.000 krone (235 euro).

Mënyra e re e transportit është bërë e njohur në rrugët e Kopenhagës dhe shumë vendas janë të pakënaqur me fluksin e skuterëve, të cilët shpesh janë të parkuar keq. /IndeksOnline/