75 Mall Live Search
18:34 / E Martë, 09 Korrik 2019 / indeksADMonline

Gjiko paralajmëron këngën e re, do të jetë një bashkëpunim

Reperi Gjiko ende po i shijon sukseset e këngës së tij më të re ‘Coco Jumbo’ e cila ka vetëm një javë që është lansuar, shkruan Indeksonline.

Mirëpo reperi ka paralajmëruar se së shpejti do të ketë një projekt të ri nga ai.

Në llogarinë e tij në Instagram ai ka publikuar një fotografi duke shkruar : “ Kënga e re do të jetë bashkëpunim”, por ai nuk ka zbuluar ndonjë emër specifik duke u’a lënë ‘pikë’ fansave të tij.

Kujtojmë që reperi po kthehet furishëm për këtë sezonë verorë. /Indeksonline/