75 Mall Live Search
18:53 / E Martë, 09 Korrik 2019 / indeksADMonline

Kompania dëmton dhe lë tërë baltë asfaltin në Fushë Kosovë

Jo rrallë herë, kompanitë që bëjnë punime në rrugë, dëmtojnë asfaltin  e bartin baltën.

Kësisoj, rruga “Pal Paluci” në Fushë Kosovë është në gjendje të keqe, pasi një kompani që paradite zhvilloi punime aty e dëmtoi.

Siç  shihet në këto fotografi të dërguara nga një lexues në redaksinë e Indeksonline, jo vetëm që është tërë baltë, por edhe është dëmtuar në disa vende.

Ata ankohen se kompania e la në këtë gjendje pasi përfundoi punët e saj./Indeksonline/