Zaimina si ‘macë e zezë’, joshëse dhe elegante në këtë paraqitje
Zaimina Vasjari njihet si një vajzë tejet e bukur, këtë e ka dëshmuar shumë vite më parë, kur me 2002 si 16 vjeçare u shpall Miss Shqipëria, shkruan Indeksonline.
Ajo njihet si modele dhe këngëtare, ku me këngët e saj si ‘I kom’ apo ‘ Blackout’ u prit mjaft mirë nga publiku.
Por bukuroshja ka munguar në skenën muzikore tash e sa kohë duke qenë mjaft pasive në këtë fushë.
Por ajo ka qenë mjaft aktive në paraqitjet e saj publike. Në llogarinë e saj në Instagram ajo ndiqet nga qindra mijëra fansa, duke publikuar vazhdimisht fotografi të ndryshme.
Së fundmi ajo është shfaqur mjaft elegante dhe provokuese e veshur në të zeza, dhe në mbishkrim ka shkruar ‘Macë e zezë’. /Indeksonline/

