75 Mall Live Search
22:56 / E Martë, 09 Korrik 2019 / indeksADMonline

‘Gashi’ solidarizohet me reperin e njohur amerikan që u arrestua në Suedi

Pas një përleshje që supozohet të ketë ndodhur në Stokholm, reperi i njohur amerikan A$AP Rocky është arrestuar dhe gjendet në burg në Suedi, përcjellë Indeksonline.

E tashmë nga shumica e artistëve të njohur ndërkombëtarë ka filluar një iniciativë për nënshkrimin e një peticioni për lirimin e reperit, pasi të gjithë besojnë në pafajësinë e tij.

Kësaj kampanje i është bashkuar edhe reperi me prejardhje shqiptare ‘GASHI’ i cili në llogarinë e tij në Instagram ka publikuar një fotografi ku kërkon nënshkrimin e peticionit, dhe lirimit të Asap Rocky, me mbishkrimin #FreeRocky. /Indeksonline/