75 Mall Live Search
07:23 / E Mërkurë, 10 Korrik 2019 / indeksADMonline

Mblidhen dy komisione parlamentare

Në kalendarin e takimeve, sot janë paraparë dy mbledhje të komisioneve parlamentare.

Komisioni për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike sot do të mbaj mbledhje.

Në këtë mbledhje e cila nis në ora 13:00, do të raportojë Ministrja Dhurata Hoxha

Ndërsa, Komisioni për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale mban mbledhjen në ora 11:00.

Anëtarët e këtij komisioni do të takohen me Ilirjana Bajraktari eksperte e sistemeve dhe politikave shëndetësore ku do të diskutohet për politikat shëndetësore në nivel vendi. /Indeksonline/