75 Mall Live Search
14:34 / E Mërkurë, 10 Korrik 2019 / indeksADMonline

Fillon pastrimi i deponisë së mbeturinave në Banjë të Pejës

Ka filluar sot pastrimi i deponisë së mbeturinave afër shkollës fillore “Trepça” në Banjë të Pejës.

Tri ministri, komuna e Istogut dhe organizata Let’s do It Kosova kanë përkrahur këtë aktivitet.

Aksionin e ka ndihmuar edhe deputeti i AAK-së, Bekë Berisha.

“Sot filloje puna per pastrimin e deponis se mbeturinave afer shkolles fillore “Trepça” ne Banje te Pejes. Kjo kerkese e qytetarve sot po realizohet me ndihmen Ministris se mbrojtjes, Ministrise se infrastruktures, Ministrise se ambientit dhe komunes se Isogut. Organizata e mirenjohur Let’s Do It Kosova ka shprehur vullnetin te na perkrah ne te gjitha aktivitetet tona ne vazhdim per kete e falenderojme. Ne kete aksion te pastrimit po na mbeshtetin edhe dy kompanit lokale #Menti sh.p.k dhe #Guri sh.p.k” shkruan deputeti në njoftim.