75 Mall Live Search
16:00 / E Mërkurë, 10 Korrik 2019 / indeksADMonline

Stuhia e madhe në Ulqin, veturat mbulohen nga drunjtë

Shi i madh dhe erëra të forta kanë goditur mbrëmë Ulqinin, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale, raporton Indeksonline.

Si pasojë e shtrëngatës së madhe janë dëmtuar shumë makina, drunj e shtëpi. Madje edhe në pjesën e plazhit raportohet për dëme të mëdha materiale.

Në disa foto të cilat po qarkullojnë në rrjetet sociale shihen makinat e mbuluara nga drunjtë, në mesin e tyre edhe makina me targa të Kosovës.

Përveç Malit të Zi edhe Shqipëria është goditur nga kjo stuhi e fuqishme./Indeksonline/