75 Mall Live Search
16:38 / E Mërkurë, 10 Korrik 2019 / indeksADMonline

Reshjet e mëdha të shiut bllokojnë rrugët e vendit

Reshjet e mëdha të shiut kanë përfshirë vendin tash e dy ditë.

Që nga dita e djeshme, shiu nuk është ndalur madje në disa komuna ka pasur edhe vërshime.

Një ndër komunat që po has më së shumti problem në komunikacion është Prishtina, ku shumë vetura po bllokohen pas shiut pasi po krijohen kolona të mëdha. Po ashtu, në disa Lagje ka shpërthyer edhe kanalizimi në rrugë pas reshjeve të mëdha.

Mirëpo, përveç rrugëve ku kalojnë automjete, probleme  po kanë  qytetaret edhe në rrugët të cilat kalojnë këmbësorët, shkruan Indeksonline.

Indeksonline ju ju sjell disa pamje  ku mund të shihni gjendjen në rrugët e Komunave të Kosovës që nga dita e djeshme.

Në këtë rast shkallët në Lagjen “Arbëria”  ku shumë banorë shfrytëzojnë këto shkallë për të kaluar pasi nuk ka rrugë tjëtër andej, pas shiut të tepër janë bërë pothuajse totalisht të pakalushme.