Bebe Rexha e ndezë atmosferën në Maltë
Bebe Rexha ishte pjesë e ‘MTV’ koncertit i cili
u mbajt në shtetin e Maltës dhe ajo u prit shumë mirë nga publiku, shkruan
Indeksonline.
Këngëtarja me origjinë nga Dibra, ka dëshmuar edhe njëherë vlerat e saj
artistike duke qenë se këngët e saj pëlqehen shumë gjithandej nëpër botë.
Së fundmi Bebe publikoi pamje nga koncerti i mbajtur ku shihet si e ‘kall’
atmosferën me performancën e saj.
Shihet se publiku e ka pritur mjaft mirë këngëtaren shqiptare. /Indeksonline/



