Si freski verore, lansohen dy projekte të reja muzikore
Ai është një nga këngëtarët që përherë u rrin besnik adhuruesve të tij.
Është ky Sefë Duraj, i cili kujdeset përherë për disponimin dhe argëtimin e atyre që duan muzikën e tij.
Së fundmi këngëtari na solli dy projekte të reja muzikore.
“Qka i bana vetes” dhe “Ilaqi jem”, janë titujt e këngëve që na erdhën sot si freski vere në këtë ditë me shi.
Ndryshe, Duraj vazhdon të jetë mjaft aktiv edhe me koncerte muzikore anekënd trevave shqiptare dhe jashtë kufijve./Indeksonline/