Kjo është pasuria e burrit të Kim Kardashian, reperit Kanye West
Kanye
West është vendosur i treti në listën më të famshme Forbes, sa i përket pasurisë
neto që kanë të deponuar.
Reperi dhe biznesmeni aktualisht qëndron prapa Taylor Swift dhe Kylie Jenner në
renditje, por është përpara yjeve të futbollit Lionel Messi dhe Cristiano
Ronaldo, si dhe Ed Sheeran, transmeton Indeksonline.
Lista është projektuar për të treguar se
yjet e showbizit ndërkombëtar, aktualisht po fitojnë shuma të larta të parave
në të gjithë botën.
Kanye West ishte ‘zhdukur’ nga lista gjatë katër viteve të mëparshme, por ai
tani ka bërë një kthim të madh pas suksesit në rritje të markës së ti “Yeezy”.
Kanye West aktualisht ka një vlerë neto prej rreth 240 milion dollarë, sipas
Forbes. /Indeksonline/