Kosova U18 përfundon Kampionatin Ballkanik në vendin e fundit
Kombëtarja e Kosovës ka dëshpëruar në kampionatin ballkanik U18 të volejbollit.
Tashmë Kosova ka pësuar edhe humbjen e pestë në po aq ndeshje të zhvilluara.
Sot Kosova është mposhtur nga Mali i Zi me rezultat 3-1.
Kosova U18 mbyll këtë kampionat në pozitën e fundit, pa asnjë pikë të fituar dhe vetëm dy sete të fituara nga 5 ndeshje të zhvilluara.