75 Mall Live Search
14:57 / E Enjte, 11 Korrik 2019 / indeksADMonline

Haradinaj flet se çfarë kishte biseduar me komikët rus, s’iu kishte thënë hapsirë për publikim!

Kryeministri i Republikës, Ramush Haradinaj ka treguar për herë të parë se çfarë kishte folur me komikët rus, të cilët para disa ditësh ia publikuan një audio-bisedë kryeministrit të Maqedonisë Veriore, Zoran Zaev.

Haradinaj, në një konferencë për media, tregoi se kishte një bisedë të tillë edhe ai me Vlladimir Kuzencov (Vovan) dhe Aleksej Stollarov (Leksus).

“Po, kam biseduar me presidentin e Ukrainës Porochonek. Një ose dy biseda prej një linje të sigurt. Për fat të mirë që kam bo s’ka dal. E kemi kërkuar njohjen dhe për arsye se kanë publiku”, ka deklaruar Haradinaj.

Ndryshe, dy ditë më parë, në kanalin e Youtube-s është publikuar audio-incizimi ku dëgjohej Zaev duke folur rreth çështjes së Kosovës dhe Serbisë, në theks ndryshimet e kufijve.

Zaev në një konferencë për shtyp ka pranuar se është viktimë e dy komikëve rusë.

Zaevi pohoi telefonatës por nguli këmbë se nuk ishte e domosdoshme dorëheqja e tij pas publikimit të telefonatës pasi ai nuk kishte nxjerrë asnjë sekret shtetëror. 

“Isha viktimë e një shakaje të bërë nga një strukturë e mirëorganizuar e cila përfiton nga taktika, forma dhe mjetet e reja në një përpjekje për të diskredituar publikisht njerëzit dhe vendet me aspiratat euroatlantike. Kjo është një nga ato përpjekje për të dëmtuar drejtpërdrejt interesat tona strategjike për të përfunduar anëtarësimin tonë në NATO”, shtoi ai.

Më tej Zaev tha se kjo nuk ishte telefonata e tij e parë me presidentin Poroshenkon por se gjithçka ishte e protokolluar.