75 Mall Live Search
15:40 / E Enjte, 11 Korrik 2019 / indeksADMonline

Gjendet një i vdekur në bunar, Skenderaj

Një person i vdekur është gjetur sot në fshatin Makërrmal të Skenderajt.

Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti ka thënë, se viktima është 82 vjeçar dhe se ai është gjetur i vdekur në bunarin e shtëpisë.

“Një 82 vjeçar është nxjerrë pa shenja jete nga bunari, trupi i pajetë është dërguar për obduksion”, tha Zahiti. Ai tha se rasti për momentin është cilësuar si “vdekje e dyshimtë”.