Granit Xhaka ‘bajraktari’ i Arsenalit
Arsenali ka arrit në SHBA për fazën përgatitore para fillimit të sezonit të ri.
Bashkë me londinezët për në Los Angeles nuk ka udhëtuar kapiteni i skuadrës, Laurent Koscielny.
33 vjeçari ka refuzuar të udhëtoj me skuadrën dhe për këtë klubi ka paralajmëruar masa ndaj tij, shkruan Indeksonline.
Në mungesë të tij, vendin menjëherë pas trajnerit e ka marrë Granit Xhaka dhe Mesut Ozil.
Ozil me shumë gjasë do të largohet nga Emirates dhe Graniti pritet të marrë shiritin e kapitenit në sezonin e ardhshëm.
Xhaka ka qenë kapiten i skuadrës së Arsenalit në disa ndeshje në sezonin e fundit. /IndeksOnline/
