Zemaj: Djegni thëngjill, e jo fonde të dedikuara për sallën e koncerteve!
Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj është shprehur i shqetësuar me ndarjen e mjeteve për Kosovën A dhe B, të cilat ishin të dedikuara për sallën e koncerteve.
Sipas tij, fondet nuk është dashtë të ridestinohen, sepse salla e koncerteve do t’i shërbente shumë Filarmonisë së Kosovë dhe velrimtarisë kulturore-muzikore.
Postimi i plotë:
Djegni thëngjill, e jo fonde të dedikuara për sallën e koncerteve!
Shume fonde u djegën në emër të Kosovës A dhe B dhe u shndërruan në tym të zi, ndërsa do të jetë i bardhë për shkak tē filterave “shumë herë” të ndërruar. Andaj, duhet hetuar se si jane shpenzuar këto fonde, a janë të dedikuara për filterat e “arit” të termocentraleve, apo ka ndonjë keqpërdorim?!
Gjithsesi, duhet bërë një verifikim fizik i këtyre filterave për të parë nëse janë nderruar me të vërtet këta filtera ndonjëherë dhe si është gjendja e tyre, sepse tymi i zi nuk po ndalet.
Fondet nuk është dashtë të ridestinohen, sepse salla e koncerteve do t’i shërbente shumë Filarmonisë së Kosovë dhe velrimtarisë kulturore-muzikore.
I bëj thirrje të gjitha partive, që sa më shpejt të ngrisim një komision hetimor parlamentar, duke përfshirë edhe një prokuror special ( vezhgues)pa të drejt fjale, por të jetë vetëm pjesëmarrës gjatë diskutimeve, si dhe të verifikohen mjetet e shpenzuara në këtë dikaster.
Djegni thëngjill, jo fonde!