Zgjidhet rektori i ri në Universitetin e Gjakovës, është anëtar i Këshillit të Përgjithshëm të PDK-së!
Profesor/asistent Artan Nimani është zgjedhur rektor në Universitetin e Gjakovës.
Këshilli Drejtues i Universitetit të Gjakovës “Fehmi Agani” ka votuar sot për zgjedhjen e rektorit të ri.
Nimani, po ashtu ka edhe postin e anëtarit të Këshillit të Përgjithshëm të PDK-së.

Ai pritet që postin ta marrë nga 1 tetori kur edhe fillon viti i ri akademik.
Vlen të theksohet se deri më tani rektor i UGJ “Fehmi Agani” ishte prof. Dr. Shaban Buza. /Indeksonline/