75 Mall Live Search
16:49 / E Shtunë, 13 Korrik 2019 / indeksADMonline

Halep triumfon në Wimbledon, mposht në finale legjendën Williams

Tenistja rumune Simona Halep fitoi sot Grand Slam-in e ëimbledonit në konkurrencën e femrave në tenis, pas fitores 2-0 (6-2, 6-2) ndaj rivales amerikane Serena Williams.

Ndeshja e luajtur në fushën me bar të turneut londienz ishte një formalitet për Halep, që brenda një ore “hoqi qafe” me shumë lehtësi legjendën amerikane të raketës.Për Halep ky është triumfi i dytë në një Grand Slam në karrierën e saj, teksa ka fituar edhe Roland Garros vitin e kaluar.

Për motrën e vogël Williams dështon sulmi për të fituar për të 8-ën herë në Londër, në një ndeshje ku luajti shumë dobët.

Halep është gjithashtu edhe tenistja e parë rumune që fiton në turneun londinez. Seti i parë nuk pati histori, pasi që në topat e parë është tenistja rumune ajo që dominon në fushën e blertë, duke u shkëputur 4-0 dhe fiton 6-2.

E njëjta pamje edhe në setin e dytë, ku pas barazimit 2-2 me “game” është Halep ajo që dominon, duke u shkëputur dhe fituar sërish 6-2.