AKPPM furnizohet me banderola, kjo është vlera e kontratës
Agjencia e Kosovës për produkte dhe pajisje medicionale (AKPPM) është furnizuar me banderola.
Kjo Agjenci përmes tenderit ka kërkuar furnizim me banderola të kaltërta dhe të kuqe.
Duke u bazuar në çmimin me të ulët që ofron operatori ekonomik, AKPPM pas vlerësimit të ofertave ka shpërblyer me kontratë kompaninë “Grup i Operatorëve Ekonomik KOSOVA INFORMATION TECHNOLOGY SH.A.; Demax Holograms PLC”, Prishtinë, transmeton Indeksonline.
Vlera e kontratës për furnizim me banderola nga kjo kompani është 339 mijë euro e 696 euro.
Në dosjen e tenderit, është bërë e ditur se kohëzgjatja e kontratës është për 36 muaj.
“Furnizim me banderola. 110.000.000 banderola të katërta, 13.500.000 banderola të kuqe”, thuhet në përshkrimin e kontratës./Indeksonline/