75 Mall Live Search
08:55 / E Diele, 14 Korrik 2019 / indeksADMonline

Lucas Moura ka dyshime në pretendimet se Van Dijk nuk u driblua asnjëherë

Të gjithë e kemi dëgjuar statistikën: Askush nuk e ka dribluar Van Dijk gjatë sezonit të kaluar.

Kjo padyshim që është një statistikë e mrekullueshme kur e marrim parasysh se Van Dijk gjatë sezonit të shkuar është përballur me lojtarë si: Messi, Ronaldo, Neymar e Mbappe.

Ka pasur të tillë që nuk i kanë besuar kësaj statistike, dhe njëri prej tyre është sulmuesi i Tottenham, Lucas Moura.

Gjatë një interviste me një medium Brazilian, Moura tha se nuk e beson një statistikë të tillë.

“Nuk e di nëse është e vërtetë. Ata thonë se ai nuk ka qenë i dribluar që nga … sidoqoftë. Nëse lojtari e ka lënë mbrapa atë, atëherë është një driblim”- theksoi braziliani.

“Nuk e di, por lojtarët  duhet ta kenë kaluar atë tani. Unë e di që kam shënuar një gol kundër Liverpool, kemi humbur, por unë shënova dhe ai u la prapa”- tregon Moura.

Megjithatë, kjo nuk do të thotë se Moura nuk e admiron holandezin dhe punën e tij deri më tani.

“Hej, djali është i mirë. Ai është dy metra i gjatë, i fortë, dhe ekipi i Liverpoolit është një përshtatje shumë e mirë. Ai kishte një sezon të shkëlqyeshëm, ai u zgjodh më i miri në Premier Ligë, mendoj unë, për sezonin, mendoj se ai është ndër të tre më të mirët!”- tha Lukas Moura në fund./Indeksonline/.