Befason modelja shqiptare: “Dua të kem 10 fëmijë”
Modelja
e njohur shqiptare Adrola Dushi njihet për bukurinë e saj, ajo tanimë po jeton
dhe vepron në ShBA, ku mirret me sukses me fushën e modelimit, shkruan
Indeksonline.
Ajo ka qenë zakonisht e rezervuar sa i përket jetës private, por të jesh fytyrë
publike është pothuajse e pamundur të mbashë diçka fshehur.
Sa i përket jetës private, modelja tanimë është ‘single’ dhe është nënë e një djali.
Ajo u bë nënë në moshë shumë të re, ishte
vetëm 20 vjeçare.
E ftuar në emisionin Prive, modelja ka thënë se dëshiron të ketë shumë fëmijë.
“Dua të kem sa më shumë fëmijë, një skuadër futbolli ta kem, 1, 2 ,3 ,4 ,5, 10
fëmijë dua ti kem, dhe shpresoj ti kem,
dhashtë zoti” : ka deklaruar modelja.
Kujtojmë që ajo falë bukurisë së saj, mbanë në kokë
kurorën e “Miss Universe” nga viti 2012. /Indeksonline/
