Një vit pas ndarjes, Liam dhe Cheryl mbesin shokë
Liam Payne, 25 vjeçar dhe Cheryl Cole 36 vjeçare, nuk i kanë prishur raportet miqësore, edhe pse u bë një vit nga ndarja e tyre shkruan Indeksonline.
Kjo pasi së fundmi Payne i ka dhuruar ish të dashurës një duks nga marka “Hugo Boss”.
Këtë e ka bërë publike këngëtarja, e cila ka postuar një storie në rrjetin e saj “Instagram” me mbishkrimin “Faleminderit Liam Payne”.

E ky i fundit, i’u përgjigj duke e shpërndarë storien e saj në llogarinë e tij zyrtare të Instagramit.
Vlen të theksohet se dyshja janë prindër të nja djali dy vjeçar./Indeksonline/