Pogba nuk dëshiron të flasë për të ardhmen e tij
E ardhmja e Paul Pogba ende nuk është vendosur, por pothuajse me shumë gjasa nuk do të jetë në Manchester United.
Juventus dhe Real Madrid besohet të jenë përpara të gjithë të tjerëve në garë për mesfushorin, i cili nuk pranoi të fliste për të ardhmen e tij, transmeton Indeksonline.
“Nuk ka nevojë të flas për të ardhmen time,” tha ai pas ndeshjes miqësore kundër Perth Glory.
Duke pasur parasysh deklaratat e mëparshme të tij duke e bërë shumë të qartë se ai dëshiron të lëvizë, duket se një vendim tashmë është marrë, kështu që ai nuk ka nevojë të thotë më shumë.
Edhe pse shpenzimet do të jenë shumë të larta, Juventusi është shumë i interesuar në të, duke kërkuar ribashkimin me lojtarin e tyre të mëparshëm. Megjithatë, për të përfunduar një marrëveshje të tillë, duhet të bëhen disa shitje.
Real Madridi mbetet në garë po ashtu, por duke pasur parasysh se sa kanë investuar tashmë, një marrëveshje është e vështirë edhe për ta./Indeksonline/.