75 Mall Live Search
15:51 / E Diele, 14 Korrik 2019 / indeksADMonline

Banda shqiptare në Londër kontrollon tregun e kokainës me rreth 5 miliardë funte

Gazeta britanike, Daily Mail, ka shkruar një artikull mbi veprimtarinë e mafisë shqiptare e cila vepron në Londër.

Grupi muzikor i shqiptarëve i quajtur “Hellbanianz” në Londër, ka rënë  përsëri në qendër të një investigimi të medias angleze për këngët e tyre të dhunshme  dhe jetën e shtrenjtë, mes makinave luksoze dhe paratë të fituara nga kriminaliteti.

“Gangsterët shqiptarë të drogës që pasqyrojnë pasurinë e tyre online, janë tashmë pjesë e mafias në Londër, të cilët po tetojn të bindin persona të rinj në Angli që ti bashkohen atyre, përmes videove ku shfaqen duke udhëtuar me Lamborghini dhe Rolls Royce dhe duke shfaqur  jetën e tyre super luksove”.

Sipas gazetarëve të Daily Mail, të cilëve duke cituar burime nga komuniteti shqiptarë në Angli thonë se Hellbanianz e përdorin muzikën si një ‘trampolinë’ për qëllimet e tyre kriminale.

Ndërsa të gjithë i njohin anëtarët dhe drejtuesit të Hellbanianz përmes pseudonimeve gazetarët anglez kanë mundur të zbulojnë emrat e tyre të vërtetë.

Fatjon Dibra nga Burreli i njohur me nofkën ‘Stealth’ është njëri prej këngëtarëve kryesor të grupit i cili shfaqet në videoklipet e Hellbanianz i rrethuar nga djem më maska. Ervin Selita 26 vjec edhe ky nga Burreli është një tjetër anëtarë i rëndësishëm i këtij grupi i njohur me njofkën “Vinz”.

Në videospotin e tyre teje luksoz me Rolls-Royces, Huracan Lamborghini dhe një turmë kërcënuese të burrave të maskuar, reperi i bandës shqiptare ‘Stealth’ sjell një paralajmërim të frikshëm.

“Ne ju vrasim sepse shqiptarët nuk kanë nevojë për arsye,” thotë ai në këngë. “Ata përpiqen të na kapin, por këta shqiptarë nuk mund të kapen.”

Përdoruesit e drogës të klasë të mesme po krenohen me fitimet e mëdha të perandorisë kriminale të shqiptarëve, të cilët kontrollojn tregtinë britanike prej  5 miliardë funtae në tregunë e kokainës

Vlenë të theksohet se Mafia Shqiptare, gangsterët shqiptarë kapën kontrollin e tregtisë britanike të kokainës rreth pesë vjet më parë duke u lidhur me kartelet e Amerikës Jugore që furnizonin medikamentin.

Poashtu krimi i organizuar shqiptar në Britani mund të gjurmohet që në luftërat e përgjakshme të Ballkanit të viteve 1990 të cilat çuan në rritje të refugjatëve kosovarë që kërkonin azil në Britani. Që nga viti 1998, edhe qindra kriminelë të ashpër shqiptarë filluan të mbërrinin në Britani.

Ata në fillim morën përsipër prostitucionit në Londër, por tendencioziteti i tyre u përhapën shpejt në trafikimin e drogës dhe trafikimit të njerëzve. Rreth vitit 2014, bosët e tyre të bandës pushtuan tregtinë e kokainës të Britanisë duke krijuar modelin e tyre të ri të biznesit për furnizimin, transportimin dhe shpërndarjen e drogës.