75 Mall Live Search
16:26 / E Diele, 14 Korrik 2019 / indeksADMonline

Kamioni merr me vete shtyllën elektrike në Gjakovë, rrezikohen kalimtarët!

Shtyllat elektrike në vendin tonë, vazhdojnë të paraqesin rrezik tek qytetarët.

Vjetërsia dhe telat që janë të lëshuar e të ekspozuar fare pranë rrugës ka bërë që një kamion në fshatin Piskotë të Gjakovës, të “ngatërrohet” me njërin tel, duke e marrë me vete gjithë shtyllën, e cila është shkulur nga vendi, përcjellë Indeksonline.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe Policia e Kosovës, çka se fatmirësisht nuk ka pasur lëndime në njerëz.

Kjo nuk është hera e parë që shtyllat elektrike rrëzohen, kjo më së shpeshti ndodhë kur ka erëra të forta./Indeksonline/