75 Mall Live Search
17:48 / E Diele, 14 Korrik 2019 / indeksADMonline

Kritiku kosovar i artit e quan tallje dhe turpëruese muralin e Trumpit me lopën në Podujevë

Kritiku i artit, Ilir Muharremi ka bërë një reagim në lidhje me lajmin që doli të jetë “fake”.

Fake News’ – Murali i Donald Trump me lopën nuk është në Lupç të Podujevës

“Murali i Donald Trump me lopën nuk është në Lupç të Podujevës”, duket të jetë lajm i rrem edhe pse dje ishte postuar fotografia në portalin “Gazeta letrare”. Sipas portalit “FMIMAGES”, del se kjo fotografi nuk është në Kosovë. “ Por, në fakt ky moral është realizuar në fshatin Staro Zhelezare, në Bullgari, si pjesë e një festivali të grafitëve murale.Përveq presidentit Trump, murale të tilla janë bër edhe për Kancelarene Gjermanisë, Anglea Merkel, presidentit rus Putin. Muralet e jashtme në muret e shtëpive në fshatin Staro Zhelezare shfaqin njerëz lokalë së bashku me figura të njohura nga botët e politikës dhe fesë.”, shkruan në këtë portal.

+++++

Në një mural në fshatin Lupç të Poshtëm të Podujevës mund të shihet presidenti amerikan Donald Trump pranë kokës së një lope.

Kritiku kosovar, Ilir Muharremi këtë gjest e ka quajtur si turpërues dhe fyerje për për elektoratin konservator republikan të presidentit Trump.

Kjo me gjasë përbën tallje me presidentin amerikan. Aty shihet që presidenti i flet një lope me shumë seriozitet pranë mikrofonit, lopa nuk  do të dëgoj atë se çfarë e thot Trump sepse  më kot Trump i flet lopëve.  Kush janë këta lopë dhe pse Trump aq i emocionuar i flet lopës e cila as që mërzitet për monologun e tij. Kjo mund të përbëj fyerje edhe për elektoratin konservator republikan të presidentit Trump që duket se është portretizuar nga lopa në fjalë.

Ndërkohë, nuk ka një reagim deri tash nga aktivistët për mbrojtjen e të drejtave të kafshëve. Lopa është një kafshë mjaft dobiprurëse”, ka shkruar Muharremi, përcjellë Indeksonline.

Sipas tij nuk dihet as autori i këtij murali dhe pse është vendosur numri 1455 prapa emrit të fshatit Lupç i Poshtëm.

Tutje ai ka shtuar se është mirë të hulumtohet ky mural, mirëpo duke ditur lirinë e artit./Indeksonline/