75 Mall Live Search
18:19 / E Diele, 14 Korrik 2019 / indeksADMonline

Ua kishte bërë ‘bajat’ futbollin, Interi kërkon ta blejë superfutbollistin

Me ardhjen e Antonio Conte, Inter po bëhet gati për të qenë më konkurrues si në Serie A ashtu edhe në Evropë.

Zikaltërit janë gati të rrëmbejnë Gareth Bale nga Real Madridi, shkruan Indeksonline.

Uellsiani nuk është në planet e Zidane dhe Florentino Perez është duke u interesuar të nxjerrë sa më shumë para nga shitja e tij.

Nëse Interi është i gatshëm të paguaj 70 milionë euro, atëherë Real Madrid do ta linte të lirë Balen.

Inter ka kujtime jo të mira me Bale, kur ky i fundit ishte pjesë e Tottenham. /IndeksOnline/